Lajme

Me pankarta në duar, qytetarët e Durrësit marshim-protestë drejt Bashkisë: Dy jetë të mitura u fikën

Qytetarët e Durrësit kanë nisur këtë të mërkurë një marshim protestë drejt bashkisë lidhur me aksidentin ku humbën jetën dy mitur. Banorët e zonës ku ndodhi aksidenti, por edhe qytetarë të tjerë janë bashkuar në marshimin i cili nisi disa minuta më parë.

Marshimi nisi nga vendi ku ndodhi ngjarja, në zonën e Ish-kënetës, dhe do të vijojë drejt Bashkisë së Durrësit. Qytetarët shihen teksa mbajnë në duar fotot e viktimave ndërsa dy të rinj mbajnë një parullë të madhe me mbishkrimin: “Dy jetë të mitura u fikën! Ku është drejtësia?”.

Lexo më shumë  Divjak: Asnjë faktor i rëndësishëm ndërkombëtar nuk i beson më Vuçiqit

Ngjarja e rëndë ndodhi të dielën më 3 maji rreth orës 14:20, në lagjen nr. 15 në Durrës ku automjeti i drejtuar nga Nikoll Radaçi aksidentoi tre fëmijë të mitur.

Si pasojë e aksidentit, dy prej të miturve humbën jetën, ndërsa i mituri tjetër u plagos rëndë. Ai ndodhet ende në spital ku po merr kujdes mjekësor por jashtë rrezikut për jetën.

Lexo më shumë  Hapet Gjykata Administrative, Haxhiu: Ditë e rëndësishme për drejtësinë

Drejtuesi i automjetit është arrestuar ndërsa ka rezultuar se po drejtonte mjetin në gjendje të dehur. Radaçi njihej në zonë si person problematik. Sipas dëshmive të fqinjëve, ai shpesh kryente manovra të rrezikshme me automjet dhe konsumonte alkool.

Rruga Press

YouTube player