Irani thotë se ende po e shqyrton propozimin e ShBA-së për përfundimin e luftës
Propozimi amerikan për përfundim të luftës me Iranin është ende duke u shqyrtuar ka deklaruar një zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit.
Në një intervistë, Esmail Baghaei tha se Irani është duke ndarë vështrimet e tij me ndërmjetësit e Pakistanit lidhur me propozimin e ShBA-së.
Ndërkaq në një postim në X, Baghaei tha se koncepti i negociatave kërkon “të paktën një përpjekje të sinqertë për t’u angazhuar në diskutime me qëllim zgjidhjen e mosmarrëveshjes”.
“Atëherë, nevojitet ‘besim’, që do të thotë se negociatat nuk janë mosmarrëveshje; as nuk janë mashtrim, shantazhim apo shtrëngim”, ka shkruar ai
Rruga Press

