KryesoreLajme

VV në Prishtinë: LDK e Përparim Ramës u bë bashkë me PDK-në e Uran Ismailit, tinëzisht

Lëvizja Vetëvendosje, Qendra në Prishtinë, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit politike në Kryeqytet, duke e quajtur bashkëpunimin mes kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, dhe Partisë Demokratike të Kosovës, si një koalicion të “zyrtarizuar” mes LDK-së dhe PDK-së.

Në një postim në Facebook, VV ka deklaruar se kjo, sipas saj, ishte e ditur që nga balotazhi në Prishtinë.

“LDK e Përparim Ramës u bë bashkë me PDK-në e Uran Ismailit. Tinëzisht, përseri. U zyrtarizua ajo që e kemi ditur nga balotazhi në Prishtinë”, thuhet në reagimin e VV-së.

Sipas VV-së, ky bashkëpunim nuk bëhet për të mirën e qytetit, por “për interesa të ngushta”.

“Natyrisht, përsëri bashkë por jo për të miren e këtij qyteti por veç për interese të ngushta”, thuhet më tej.

Lexo më shumë  Çmimet në qiell në Shqipëri, shqiptarët blenë prona të patundshme jashtë: rekord 766 mln euro

VV ka thënë se koalicioni është dëshmi se “politika e vjetër” po rreshtohet sërish për interesa të përbashkëta.

“Ky koalicion i zyrtarizuar është dëshmi e qartë se politika e vjetër po rreshtohet sërish për të ruajtur interesat e përbashkëta me çdo kusht”, vijon postimi.

Më tej, VV e ka cilësuar këtë koalicion si “bashkim vetëm interesash”, duke thënë se nuk ka të bëjë me qytetarët dhe zhvillimin e Prishtinës.

“Ne e shohim këtë koalicion si një bashkim vetëm interesash që nuk ka të bëjë as me qytetarët e as me zhvillimin e Prishtinës”, thuhet në reagim.

Në të njëjtin postim, VV ka rikujtuar edhe përplasjet e mëhershme mes këtyre subjekteve, duke pretenduar se pas qeverisjes së përbashkët ata janë ndarë për interesa dhe kanë lënë kryeqytetin në gjendje të rënduar.

Lexo më shumë  Ky 'analist', që u betua ne Beograd, vazhdon të fabrikojë të pavërteta mbi politikën reale kosovare

“Përkundër përplasjeve të tyre të mëhershme, pasi qeverisën 3 vite, u ndan për interesa ndertimesh, e lanë kryeqytetin në mbeturina e gropa. Sot ata po dëshmojnë se dallimet kanë qenë vetëm retorike”, thuhet më tej.

Në fund, VV ka thënë se kjo është “arsye më shumë” për të vazhduar rrugën e ndryshimit dhe qeverisjes së ndershme.

“Kjo është edhe një arsye më shumë për të vazhduar, bashkë me qytetarët, rrugën e ndryshimit dhe të qeverisjes së ndershme”, përfundon reagimi. 

Rruga Press

YouTube player