Bota

U akuzua për vrasjen e presidentit të Haitit, deklarohet i pafajshëm ish ushtari kolumbian

Një ushtar kolumbian tashmë në pension, i cili është akuzuar nga SHBA-ja për përfshirjen në vrasjen e presidentit të Haitit është deklaruar i pafajshëm. Këtë e ka bërë të ditur, avokati i tij në Miami.

Rikujtojmë se presidenti i Haitit u vra në verë nga persona ende të paidentifikuar.

Mario Palacios, i cili është akuzuar nga prokurorët amerikanë për vrasjen e kreut të  shtetit, është deklaruar i pafajshëm, tha Alfredo Isagire teksa doli nga salla e gjyqit në Miami.

Lexo më shumë  Ukraina thotë se ka rrëzuar të gjithë dronët e lëshuar nga Rusia

Jouvel Mois u vra natën e 6-7 korrikut 2021 në shtëpinë e tij private në kryeqytetin Haitian, Port-au-Prince. Vrasja besohet se është kryer nga një grup mercenarësh kryesisht kolumbianë.

Ai u arrestua në tetor në Xhamajka, por autoritetet refuzuan ta ekstradonin në Haiti, pasi  provat nuk ishin të mjaftueshme. Ai u arrestua sërish më 3 janar në Panama gjatë një fluturimi nga Xhamajka dhe u ekstradua në Shtetet e Bashkuara, raporton abcnews.al

Lexo më shumë  Ambasadorja amerikane në NATO: Ballkani Perëndimor duhet të shpenzojë më shumë për mbrojtjen

Një tjetër i dyshuar u padit më 20 janar nga drejtësia amerikane për të njëjtin rast. Ai është Rodolf Zaar, 49 vjeç, Aitinochiliano, i cili akuzohet për bashkëpunim në vrasje.

Ai dëshmoi në një deklaratë për policinë amerikane në dhjetor se  kishte furnizuar me armë dhe municion grupin që vrau presidentin.

Rruga Press

YouTube player