Bota

Reagimi i Putinit kur atletët ukrainas parakaluan në hapjen e Lojërave Olimpike Dimërore

Vladimir Putini i injoroi atletët ukrainas teksa dukej se po bënte një sy gjumë ndërsa ata parakaluan në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore në Pekin dje.

Putini mori pjesë pavarësisht se Rusisë iu ndalua zyrtarisht për shkak të dopingut, teksa në momentin e parakalimit të atletëve ukrainas ai mblodhi krahët dhe mbylli sytë.

Lexo më shumë  Bjellorusia mban manovra me armë bërthamore

Rusia ka atletë, por ata janë të detyruar të konkurrojnë si “Komiteti Olimpik Rus” dhe nuk mund të përdorin flamurin e vendit në uniformat e tyre ose të luajnë himnin kombëtar kur fitojnë, shkruan dailymail, transmeton Klankosova.tv.

Putin ishte vetëm një nga personalitetet e huaja që ndoqën ngjarjet pasi shumica e liderëve perëndimorë bojkotuan mbi të dhënat e Kinës për të drejtat e njeriut dhe persekutimet e myslimanëve ujgurë në provincën lindore Xinjiang.

Lexo më shumë  Gjukanoviq: Qarqe nga Beogradi tentuan ta destabilizonin Kosovën dhe ta komprometonin KFOR-in

Rruga Press

YouTube player