Lajme

Joseph: Vizita e Lajçakut dhe Escobarit mesazh për partneritetin Bruksel-Washington

Profesori amerikan Edward Joseph, e ka komentuar vizitën e emisarëve Lajcak e Escobar në Kosovë e Serbi duke thënë se vizita ishte mesazh se Washingtoni dhe Brukseli punojnë në partneritet të ngushtë.

Eksperti amerikan Joseph në një intervistë për Radio Evropa e Lirë deklaroi se vizita e përbashkët e emisarëve të ShBA-së dhe BE-së është një synim i qartë për të rifilluar dialogun i cili ka ngecur pas një pushimi të gjatë dhe ngjarjeve kontraverse që pasuan gjatë vjeshtës.

Lexo më shumë  Protesta studentore e 13 tetorit/ “Nuk na dëgjuan as atëherë, nuk dëgjojnë as sot”, protestuesi: Universiteti duhet të ketë vlera, nesër të gjithë bashkë

“Çfarë ShBA-ja dhe BE-ja s’mund të arrijnë në dialog brenda kornizës që tani është konceptuar, është çka Serbia dhe Kosova si dhe rajoni kanë nevojë – një zgjidhje për mosmarrëveshjen”, tha ai.

Escobar dhe Lajcak u takuan gjatë javës me zyrtarët më të lartë të të dyja vendve. Mesazhi kryesor ishte përkrahja dhe lavdërimi për Prishtinën e Beogradin për gatishmërinë e tyre në dialog dhe ftesën për tu rikthyer në tavolinën e bisedimeve.

Lexo më shumë  Ndërtimet në Orikum dhe Dukat/ Banorët: Do të rikthehen protestat e vitit 2009, kur e kemi përzënë policinë me gurë

Data e takimit tjetër në Bruksel ende nuk dihet.

Rruga Press

YouTube player