Bota

Trupat e NATO-s kryejnë manovra ushtarake në Baltik

Trupat e NATO-s do të kryejnë sot manovra ushtarake  për zbritje amfibe në detin Baltik, si pjesë e manovrës së madhe transatlantike “Steadfast Dart”.

Ushtarët, armët dhe pajisjet do të dërgohen në breg pas një kalimi detar përmes zonës ushtarake stërvitore ”Putlos” në Schleswig-Holstein.

Rreth 15 anije dhe 2 600 ushtarë do të marrin pjesë në këtë zbritje amfibe, e cila do të vëzhgohet nga ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius dhe gjenerali i NATO-s Ingo Gerhartz.

Lexo më shumë  Arabia Saudite mbyll tubacionin kryesor të naftës pas sulmit me dronë nga Iraku

Gerhartz udhëheq Komandën e Forcës së Përbashkët Aleate ”Brunssum” në Holandë, përgjegjëse për mbrojtjen e Evropës Qendrore, nga Atlantiku deri në kufirin lindor të aleancës.

Komanda operacionale është e përfshirë në manovrat “Steadfast Dart”, që ka 17 anije nga 13 vende, më shumë se 1 500 mjete dhe rreth 10 000 ushtarë.

Kjo manovër është më e madhja e NATO-s këtë vit, me kontributet më të mëdha nga vendet e Evropës së Jugut si Itali, Spanjë, Greqi si dhe nga Turqia.

Lexo më shumë  Arabia Saudite mbyll tubacionin kryesor të naftës pas sulmit me dronë nga Iraku

Rruga Press

YouTube player