Lajme

Kryeministri Kurti takoi Sir Geoffrey Nice, ish-prokurorin që ka udhëhequr ndjekjen penale kundër Millosheviqit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim juristin e njohur ndërkombëtarisht Sir Geoffrey Nice, i shoqëruar nga avokati Taulant Hodaj.

Qeveria ka njoftuar se gjatë takimit, Sir Geoffrey Nice e uroi Kryeministrin për rizgjedhjen, duke e përgëzuar për rezultatin bindës në zgjedhjet e 28 dhjetorit, si dhe për angazhimin e tij në forcimin e sundimit të ligjit dhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

“Sir Geoffrey Nice ka një karrierë të gjatë dhe të spikatur në fushën e së drejtës penale ndërkombëtare dhe së drejtës ndërkombëtare publike. Ai ka shërbyer si prokuror në Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, ku ka udhëhequr ndjekjen penale në rastin kundër Sllobodan Millosheviq. Përvoja e tij në trajtimin e krimeve ndërkombëtare, përgjegjësisë shtetërore dhe çështjeve komplekse juridike e ka bërë atë një nga emrat më të respektuar në këtë fushë”, thuhet në njoftim.

Lexo më shumë  Eksperti ndërkombëtar: Kosova po përballet me fushata të dezinformimit që vijnë nga jashtë

Në takim, sipas njoftimit, u diskutua edhe bashkëpunimi i mëhershëm i Sir Geoffrey Nice me Qeverinë e Kosovës, si dhe një sërë temash që lidhen me të drejtën ndërkombëtare dhe funksionimin e Gjykata Speciale.

Kryeministri Kurti e informoi, Nicen për përpjekjet e deritanishme të Qeverisë së Kosovës për të mbështetur, në përputhje me kornizën ligjore, të akuzuarit para kësaj gjykate.

Sipas njoftimit, Sir Geoffrey Nice shprehu gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin me Qeverinë e Kosovës edhe në të ardhmen, në funksion të forcimit të pozicionit juridik të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Lexo më shumë  Diaspora e Kosovës ka 12 ditë afat për t’u regjistruar si votues

Rruga Press

YouTube player