Lajme

Kryetarja Haxhiu takon Shefin e Zyrës së BE-së, Aivo Orav, diskutohen prioritetet e Kuvendit të Kosovës

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, priti sot në takim Shefin e Zyrës së Bashkimi Evropian në Kosovë, Aivo Orav.

Në takim u diskutua për zhvillimet aktuale politike në Kosovë dhe punën e Kuvendit, duke përfshirë prioritetet për këtë vit dhe rolin e tij në avancimin e reformave demokratike.

Lexo më shumë  Fshati shqiptar në Ukrainë që prej shekujsh ruan gjuhën, traditat dhe identitetin kombëtar

“Kryetarja Haxhiu falënderoi z. Orav për mbështetjen dhe kujtoi që Bashkimi Evropian mbetet partner i fuqishëm në rrugëtimin e Kosovës drejt integrimit evropian”, thuhet në njoftimin e Kuvendit. 

Rruga Press

YouTube player