Bota

Trumpi e sheh ShBA-në si kompani sigurimesh, vendos në pikëpyetje mbrojtjen e Tajvanit nga Kina, në rast se fiton

Donald Trump ka thënë se Tajvani duhet ta paguajë SHBA-në për mbrojtjen nga Kina, duke vënë në pyetje mbështetjen e Washingtonit për vendin demokratik, nëse ai fiton në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

Në përgjigje të Trumpit, kryeministri Cho Jung-tai ka thënë se Tajvani dhe SHBA-ja kanë marrëdhënie të mira pavarësisht mungesës së lidhjeve formale, por ka shtuar se Tajvani po i rrit kapacitetet për ta mbrojtur veten, raportoi The Guardian.

Lexo më shumë  Miliarda euro për mbrojtjen, Gjermania paralajmëron rritje të çmimeve për armatimet

Në një intervistë për “Bloomberg”, Trumpi u pyet nëse do ta mbronte Tajvanin kundër Kinës nëse fiton zgjedhjet në nëntor. Partia Komuniste e Kinës e sheh Tajvanin si provincë dhe është zotuar se do ta aneksojë, duke refuzuar ta përjashtojë përdorimin e forcës ushtarake.

Trumpi është përgjigjur se Tajvani duhet ta paguajë SHBA-në për mbrojtjen e tij, se SHBA-ja “nuk është ndryshe nga një kompani sigurimesh” dhe Tajvani “nuk na jep asgjë neve”.

Lexo më shumë  Miliarda euro për mbrojtjen, Gjermania paralajmëron rritje të çmimeve për armatimet

Rruga Press

YouTube player