Bota

Tronditje në Francë, një anije hedh 100.000 peshq të ngordhur

Anija holandeze e peshkimit FV Margiris, anija e dytë më e madhe e peshkimit në botë, ka derdhur më shumë se 100,000 peshq të ngordhur në Oqeanin Atlantik pranë Francës.

Ministrja franceze, Annick Girardin, i quajti imazhet e peshqve të ngordhur – i cili formoi një qilim lundrues me peshq– “tronditëse” dhe i ka kërkuar autoritetit kombëtar të mbikëqyrjes së peshkimit të nisë një hetim, raporton BBC.

Lexo më shumë  Tërmeti godet kraterin vullkanik pranë Napolit, lëkundjet më të forta që kanë goditur rajonin në dekada kanë shkaktuar panik

Virginijus Sinkevicius, komisioneri evropian për mjedisin, oqeanet dhe peshkimin, tha gjithashtu se ai po kërkonte “informacion dhe prova për rastin”.

Imazhet treguan sipërfaqen e oqeanit të mbuluar nga një shtresë e dendur e bardhë me një lloj peshku që përdoret për prodhimin e vajit të peshkut. Aty ishin më shumë se 100.000 peshq në një sipërfaqe prej 3000 metra katrorë.

Lexo më shumë  Gjeorgjia cakton seancën plenare për të zhbërë veton ndaj Ligjit për “agjentët e huaj”

Anijet si Margiris përdorin rrjeta shumë të mëdha për të zënë peshqit, një praktikë e kritikuar nga ambientalistët.

Rruga Press

YouTube player