Lajme

Si e kaloi natën e parë në burg Saimir Tahiri?

Saimir Tahiri kaloi natën e parë në qeli mbrëmjen e djeshme pas dënimit me 3 vite e 4 muaj burg nga Apeli.

Nga Gjykata ai shkoi tek Drejtoria e Policisë dhe më pas u drejtua për në burgun 313, ku dhe kaloi natën në godinën nr.2.

Gjatë natës ish-ministit të kabinetit qeveritar “Rama”, Tahirit i janë lejuar në qeli vetëm cigare dhe rroba.

Lexo më shumë  Vulini i cili është në listën e zezë të SHBA-së propozohet për zëvendëskryeministër në Serbi dhe Daçiqi ministër i Brendshëm

Hetimet për ish-ministrin e Brendshëm nisën në nëntorin e vitit 2017, pasi autoritetet italiane goditën organizatën e vëllezërve Habilaj.

Në përgjimet e kryera, emri i Tahirit përmendej disa herë në bisedat mes trafikantëve. Tahiri kaloi një periudhë të shkurtër në arrest shtëpie, derisa më pas Gjykata e Apelit lejoi hetimin e tij në gjendje të lirë, hetim i cili u mbyll në vitin 2019.

Lexo më shumë  Gërvalla në Bruksel: Kosova lidere në Ballkan në luftimin e korrupsionit

Rruga Press

YouTube player