Kuriozitete

“Grand Theft Auto 6” pritet të vijë shumë shpejt

Përveç zbulimit të datës së lëshimit të versioneve PS5 dhe Xbox Series X/S të Grand Theft Auto V dhe GTA Online, Rockstar ka konfirmuar se zhvillimi i GTA-s së ardhshme ka filluar.

“Me jetëgjatësinë e paprecedentë të GTA V, ne e dimë se shumë prej jush na kanë pyetur për një hyrje të re në serinë Grand Theft Auto. Me çdo projekt të ri që nisim, qëllimi ynë është gjithmonë të lëvizim ndjeshëm përtej asaj që kemi ofruar më parë — dhe jemi të kënaqur të konfirmojmë se zhvillimi aktiv për hyrjen e radhës në serinë Grand Theft Auto është duke shkuar mirë. Mezi presim të ndajmë më shumë sapo të jemi gati, kështu që ju lutemi na ndiqni për detaje zyrtare”, thuhet në njoftimin e Rockstar.

Fansat e kanë pritur me shumë gëzim lajmin se GTA V nuk do të vazhdojë deri në përjetësi dhe se Rockstar po punon për ta sjellë versionin e ri, GTA VI.

Rruga Press

YouTube player