Lajme

Tragjedia në Bullgari, autobusi i “Besa Trans” ka kaluar kufirin pa licencë 135 herë

Autobusi i “Besa Trans” – pa licencë ka kaluar kufirin 135 herë

Autobusi i kompanisë “Besa Trans” i cili u dogj në Bullgari ku për fat të keq humbën jetën 45 persona, nuk ka pasur licencë, dy vitet e kaluar, kufirin e shtetit e ka lëshuar 135 herë.

“Në lidhje me pyetjen për kalimin e pikëkalimit kufitar të autobusit të përmendur, është evidentuar se në vitin 2020 i njëjti autobus në 22 raste ka realizuar hyrje-dalje nga shteti, ndërsa në vitin 2021 ka të realizuar 113 dalje nga kufiri shtetëror”, kanë thënë për “Fokus” nga MPB.

Lexo më shumë  Gërvalla: Ndryshimi i kufijve mund të nisë një luftë në Ballkan  

Ata theksojnë se Rreparti për punë kufitare dhe migrim pranë Byrosë për Siguri Publike në MPB, nuk është kompetente që të kontrollojë licencat për transport të autobusëve në pikëkalimit kufitare.

“Ajo është në kompetencë të Drejtorisë Doganore dhe Inspektoratit Shtetëror për Transport”, janë decid nga MPB.

Sot nga Ministria për Transport dhe Lidhjeve kanë shpjeguar se autobusi e ka kaluar kufirin me licencë të një autobusi tjetër të Besa Trans.

Lexo më shumë  Haxhiu: S’kam thënë se anëtarësimi i Kosovës në KiE i hapë rrugë padisë për gjenocid

Autobusi për herë të parë është regjistruar në tetor 2020, ndërsa është prodhuar në vitin 2007.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *