Lajme

Kongresistë e senatorë amerikanë letër Osmanit e Kurtit: Gatishmëria e Kosovës për të pritur afganët forcoi sigurinë kombëtare të SHBA-së

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti kanë pranuar një letër falënderimi nga anëtaret e senatit amerikan, Jeanne Shaheen dhe Meggie Hassan dhe kongresistët Annie Kuster e Chris Pappas.

Në këtë letër, e cila është publikuar nga presidentja Osmani në Twitter, ata kanë falënderuar shtetin e Kosovës, që ka strehuar refugjatët afganë.

Ndër të tjera, në këtë letër thuhet se gatishmëria e Kosovës për të pritur afganët deri në përfundim të procesit të verifikimit, ka forcuar sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Lexo më shumë  Vuçiqi e paraqiti si marrëveshje të përfunduar, por Franca e “bllokon” shitjen e aeroplanëve ushtarakë

“Gatishmëria e Kosovës për të pritur afganët ka forcuar sigurinë kombëtare të SHBA-së duke lejuar të përfundojë një proces rigoroz verifikimi përpara se afganët të mbërrijnë në Shtetet e Bashkuara”, thuhet ndër të tjera në letër.

Tutje ata kanë shtuar se mbështetja që ka dhënë Kosova në këtë aspekt nuk do të harrohet.

Presidentja Osmani, ka falënderuar kongresistët dhe senatorët, duke shtuar se SHBA-ja mund të llogarisë në mbështetjen e Kosovës edhe në të ardhmen.

Lexo më shumë  Vrasja e gruas në Pejë, Haxhiu thërret në takim ministrin e Brendshëm dhe drejtuesit e tjerë të sigurisë

Senatore Jeanne Shaheen, Maggie Hassan, Annie Kuster, Chris Pappas ju faleminderit për letrën dhe vlerësimin tuaj. Republika e Kosovës dhe Shtetet e Bashkuara janë të lidhura me vlerat e qëllimet e përbashkëta. SHBA mund të llogarisë në mbështetjen tonë në të ardhmen. Më të fortë së bashku”, shkruan Osmani.

RrugaPress

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *