Lajme

INSTAT: Në 3 muaj u miratuan 70% më shumë leje ndërtimi

Sektori i ndërtimit në Shqipëri vijon të rritet me ritme të shpejta. Të dhënat e INSTAT tregojnë se vetëm në tre muaj janë dhënë 442 leje ndërtimi. Nëse e krahasojmë këtë shifër me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar rezulton se ka pasur një rritje me rreth 70%.

Vlera totale e lejeve të dhëna përllogaritet rreth 20.5 miliardë lekë. Ndërkohë, të ndara sipas qyteteve pas shumë viteve Tirana është renditur në vend të dytë me 109 leje. Por nëse bëjmë nja krahasim të sipërfaqes ku do të ndërtohet dhe vlerës përsëri qëndron në vend të parë .Lejet e miratuara për kryeqytetin kanë një sipërfaqe në total prej 434,881 m2.

Lexo më shumë  Kurti: Strategjia për ujë siguron menaxhim me nevojat shtetërore

Gjatë periudhës korrik-shtator rezulton se Lezha  është qarku që ka marrë më shumë leje ndërtimi me 131 të tilla duke pësuar një rritje  me mbi 700%. Në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ky qark ka marë vetëm 15 leje.Pas saj renditen Durrësi,Korça dhe Elbasani. Qyteti që ka marrë më pak leje rezulton të jetë  Gjirokastra e ndjekur nga Vlora  dhe Dibra.

Të ndara sipas llojeve , lejet  janë miratuar  për banim,ndërtesa industriale dhe tregtare.Sektori i Ndërtimit është i vetmi që vijuar të ketë rritje në ekonominë shqiptare.Ndërsa nuk kanë munguar edhe raportet që tregojnë se ndërtimi në Shqipëri ka risk të lartë përsa i përket pastrimit të parave. Nga Erblina Mile

RrugaPress

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *