Bota

NATO reagon kundër Rusisë për grumbullimin e trupave pranë Ukrainës

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka deklaruar të premten se Rusia ka grumbulluar pajisje të rënda ushtarake, tanke dhe trupa të gatshme luftarake pranë Ukrainës, duke paralajmëruar se çdo përdorim i forcës kundër Ukrainës do të t’i kushtonte Moskës.

Sipas Reuters, përcjell Telegrafi, Stoltenberg tha gjithashtu se ai priste që qeveria e re federale gjermane të shpenzonte më shumë për forcat e saj të armatosura dhe mirëpriti vendimin e saj për të vazhduar mbajtjen e armëve bërthamore perëndimore në Gjermani.

Lexo më shumë  Tension në lindje të Evropës! Fregata ruse lëshon dy raketa ndaj helikopterit danez

“Unë pres që Gjermania të investojë më shumë në ushtrinë e saj”, tha Stoltenberg.

Për javë të tëra, zyrtarët perëndimorë kanë shprehur shqetësim në rritje për aktivitetin ushtarak të Moskës në kufirin ukrainas – derisa SHBA po konsideron implementimin e sanksioneve në rast se Rusia pushton Ukrainën.

“Ne nuk e dimë se cilat janë qëllimet e presidentit [Vladimir] Putin, por ne e dimë se çfarë ka ndodhur në të kaluarën”, tha Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, gjatë një udhëtimi në Senegal javën e kaluar.

Lexo më shumë  Uashingtoni ashpërson mesazhet ndaj Serbisë, Kongresi e paralajmëron për Rusinë, Kinën dhe glorifikimin e Mlladiqit

Kreu i Agjencisë së Inteligjencës Mbrojtëse të Ukrainës, gjeneral brigade Kyrylo Budanov, i tha gazetës amerikane të mbrojtjes Military Times se Rusia po rrit nivelin e trupave dhe sistemet e armëve në Krime për një ofensivë që mund të vinte në çdo kohë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *