Lajme

“Tokyo 2020”: Drejt Japonisë edhe shtangistët, Shqipëria beson te medaljet

Pas grupit të parë, ku bënin pjesë gjimnasti Matvei Petrov dhe xhudisti Indrit Çullhaj, sot drejt Tokios janë nisur edhe dy peshëngritësit e mirënjohur, Briken Calja dhe Erkand Qerimaj, të shoqëruar nga trajnerët e tyre, të cilët do ta plotësojnë gradualisht delegacionin olimpik prej 9 sportistësh, që do të përfaqësojë Shqipërinë në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.

Përpos shpresave të mëdha për fitimin e ndonjë medaljeje olimpike, nga ana e gjimnastit Petrov në garën e kalit mbi doreza, drejtuesit e sportit shqiptar kanë pretendime edhe për fitimin e ndonjë medaljeje në garën e peshëngritjes, me shtangistin Briken Calja, i cili ka demonstruar një formë të mire sportive para Lojërave Olimpike.

Lexo më shumë  Gërvalla me një vendim ndalon punësimin e familjarëve të ngushtë të zyrtarëve dhe diplomatëve në MPJD

Ky i fundit është nga të paktët sportistë pjesëmarrës në këto Lojëra që ka realisht ka shanse të sigurojë një medalje. Calja në Europianin e fundit, ku siguroi medalje bronzi në dy garish, por pasi peshëngritësi turk, rezultoi pozitiv me doping, ai mund të fitojë tashme medalje argjendi, çka jep shpresa edhe për një medalje olimpike.

Në Tokio i gjithë delegacioni kuqezi dhe të gjithë atletët i janë nënshtruar kontrolleve të rrepta anti COVID-19, pas rasteve pozitive që kanë rezultuar edhe brenda fshatit olimpik.

Lexo më shumë  Kurti në Forumin Ekonomik të Vjenës: Duhet të nxisim kohezionin social për të parandaluar ekstremizmin

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *