Art & Kulturë

Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Animuar “Anibar” sjell emra me renome botërore në edicionin e këtij viti

Edicioni i sivjetëm i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Animuar Anibar pritet të ketë shumë befasi për të gjithë vizitorët dhe dashamirët e filmit të animuar, qofshin ata vendor ose ndërkombëtarë.

Përveç shfaqjes së 300 filmave, gjatë këtij edicioni ne do të sjellim punëtori masterklasa të ndryshme ku pjesëmarrësit do të kenë mundës të mësojnë më shumë rreth animacionit nga profesionistë të fushës, por dhe njëkohesisht të zgjerojnë dijet aktuale. Anibar ka kënaqësinë te prezantojë disa prej emrave më të mëdhenj të industrsë së filmit, animacionit dhe artit ne pergjithesi.

Po fillojmë me Gary Schwartz, personalitet i nominuar nga Akademia për çmimin Oskar. Gary është kineast, regjisor, artist dhe profesor. Ai në Anibar do të mbulojë punëtorinë “BARMATION”, e cila ka për qëllim krijimin e një promoje (video) të shkurtër të animuar për festivalin, duke përdorur teknika tradicionale e bashkëkohore të animacionit. Njëra prej teknikave që do të përdorët është ajo e “stop-motion”, teknikë kjo që konsiderohet si njëra prej teknikave kryesore në fushën e animacionit.

Në anën tjetër, Lori Malépart-Traversy është producente e filmit te animuar me prejardhje nga Kanadaja. Ajo në këtë edicion do të sjellë një prezantim mjaft interesant i cili fokusohet në aspektin gjinor, ku përmes veprave e nismave të ndryshme ajo syon të thyej tabutë,e sidomos të trajtojë fenomenin e kobshëm të ngacmimeve seksuale. Pjesëmarrësit e këtij prezantimi do të kenë mundësi të njoftohen me botën e saj artistike, që prej punëve të para e deri tek projektet e fundit. Për të interesuarit e këtyre çështjeve dhe shumë fenomeneve tjera shoqërore, Lori do të përkujdeset për shtjellim të hollë, por do të kujdeset që të transmetojë edhe pikëpremjet e fenomeneve shoqërore me animacionin.

Sikurse edicionin e kaluar, edhe këtë edicion do ta kemi Brooke Keesling. Brooke është drejtoreshë e Departamentit të Zhvillimit të Animacionit në “Bento Box Entertainment”. Ajo gjatë festivalit do të prezantoje rrugëtimin e saj në industrinë e animacionit, veçanërisht do të flasë për punën e saj në seriale të animuara me famë botërore siç është “Bob’s Burger”, i cili tashmë tashmë ka arritur shtrirje në mbarë botën. Pjesëmarrësit e këtij prezantimi do të kenë mundësi të mësojnë shumë gjera rreth jetës së saj profesionale, por në të njëjtën kohë do të mund të njihen edhe me procesin e krijimit dhe zhvillimit të animacioneve sipas stilit të saj.

Pjesëmarrja në Kosovë e figurave që kanë lënë e janë duke lënë nam në botën e animacionit, është nder dhe mundësi për dashamirët e artit, kulturës e sidomos për animatorët. Përse? Mbase edhe tema e festivalit mund të përgjigjet: për shkak të IZOLIMIT të skajshëm. Pjesëmarrja e tyre është në vetvete goditje ndaj pamundësive, goditje ndaj izolimit.

Për t’u informuar më shumë, ndiqni webfaqën tonë (anibar.com) ose ndiqni rrjete tona sociale të Anibar. Mos harroni, festivali fillon nga data 23 dhe mbaron më datën 30 korrik! Ju mbetet vetëm ta ruani datën dhe për lokacion të përzgjedhni perëndimin e Kosovës – Pejën.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *