KryesoreLajme

Toka e punueshme për frymë 0.2 ha, në Shqipëri me ulëta në Evropë

Shqipëria duhet të rrisë produktivitetin e prodhimit bujqësor për shkak se vendi ka sipërfaqen e tokës arë më të ulëtën në Evropë, sipas evidencave të Bankës Botërore.

Në mënyrë që të ulet varësia nga produktet e importit nevojitet reformim i bujqësisë sidomos në drejtimin të teknologjisë dhe ujitjes, duke marrë në konsideratë edhe ndikimet negative që do të ketë ndryshimi i klimës në rendimentin bujqësor në të ardhmen.

Banka Botërore në një studim të posaçëm për kapacitetet e furnizimit me ujë në të ardhmen evidentoi se, vetëm 25 përqind e tokës së vendit është e punueshme me vetëm rreth 0.2 hektarë tokë arë për frymë. Për më tepër, degradimi i tokës dhe erozioni i tokës kanë rezultuar në zvogëlimin e sipërfaqes së tokës bujqësore.

“Shqipëria ka tokën arë më të ulët për frymë në Evropë, prandaj intensifikimi i bujqësisë në sipërfaqen e punueshme konsiderohet rrugë premtuese për transformimin e produktivitetit të prodhimit bujqësor”, këshilloi Banka.

Lexo më shumë  Kryeministri pro-rus i Sllovakisë, Robert Fico në spital pas të shtënave me armë

Ujitja konsiderohet një instrument i fuqishëm që mund të përdoret për të rritur rendimentin në bujqësi. Sasitë e mëdha të tokave të braktisura nga emigracioni dhe lëvizjet e brendshme demografike po degradojnë nga erozioni dhe po bëhen gjithnjë e më pak pjellore.

Më shumë se 20 përqind e tokës shqiptare rrezikon të gërryhet me një shkallë prej më shumë se 5 t/ha/vit. 70 përqind e territorit po gërryhet me 20 t/ha/vit dhe vetëm 10 përqind e tokës është më pak e prekur nga këtë fenomen.

Banka lajmëron se produktiviteti bujqësor është i kufizuar nga rënia e pjellorisë së tokës kryesisht prej degradimit të tokës dhe përdorimit joadekuat i plehrave. Burimet ujore të Shqipërisë vlerësohen në 13,000 metra kub për frymë në vit.

Lexo më shumë  Gërvalla në veri: Tani ndihet kujdesi i shtuar ndaj kësaj pjese të harruar

Edhe pse Shqipëria është e pajisur me burime të bollshme të ujit të ëmbël, përjeton gjithashtu ndryshueshmëri të lartë të reshjeve, me dimër të butë të karakterizuar nga të bollshëm reshje dhe verë të nxehtë e të thatë. Shpërndarja hapësinore dhe kohore e reshjeve dhe temperatura rezulton në ndryshime të mëdha në të gjithë vendin.

Rreth 70 përqind e shiut bie nga tetori deri në mars, me shumicën e reshjeve në nëntor, ndërsa korriku dhe gushti kanë nivelet më të ulëta të reshjeve. Ndryshimet klimaterike do ta përkeqësojnë më tej situatën, ndaj Banka Botërore i këshillon Shqipërisë të rrisë më tej kapacitet e ujitjes në bujqësi./Monitor

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *