Bota

Sulmi me armë zjarri ndaj kryeministrit sllovak, Von der Leyen: Akte të tilla s’kanë vend në shoqërinë tonë, minojnë demokracinë

Presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen ka dënuar sulmin me armë zjarri ndaj kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico përpara një ndërtese në Handlova, ku u mbajt një mbledhje e qeverisë.

Nëpërmjet një postimi në X, diplomatja evropiane e cilëson ngjarjen si një akt që minon demokracinë.

“Dënoj fuqishëm sulmin e poshtër ndaj kryeministrit Robert Fico.

Akte të tilla dhune nuk kanë vend në shoqërinë tonë dhe minojnë demokracinë, të mirën tonë më të çmuar të përbashkët.

Lexo më shumë  GJERMANI – Kabineti miraton legjislacionin e ri të shërbimit ushtarak

Mendimet e mia janë me kryeministrin Fico dhe familjen e tij.”, ka shkruar von der Leyen në rrjetin social.

Udhëheqësi sllovak është dërguar në spital teksa autori i dyshuar është vënë në pranga nga autoritetet.

Në një video te publikuar shfaqen disa persona duke vrapuar për të kapur të dyshuarin jashtë qendrës kulturore.

Nënkryetari i parlamentit konfirmoi incidentin gjatë një seance të parlamentit dhe e shtyu atë deri në një njoftim të dytë.

Presidentja e Sllovakisë  tha se ishte e tronditur nga sulmi “brutal dhe i pamëshirshëm” ndaj kryeministrit dhe i uroi atij forcë për t’u rikuperuar.

Lexo më shumë  Guvernatori republikan: Kam votuar për Kamala Harris duke argumentuar se ai duhej “të vendoste vendin mbi partinë”

Handlova ndodhet  është rreth 180 km  në veri-lindje të kryeqytetit Bratislavë.

Rruga Press

YouTube player