Bota

Njeriu që kreu atentatin ndaj Robert Ficos është shkrimtar i famshëm sllovak

Njeriu që kreu një sulm me armë zjarri ndaj kryeministrit sllovak, Robert Fico është shkrimtari 71-vjeçar Juraj Cintula.

Një burim nga policia e ka konfirmuar këtë informacion për portalin sllovak SME.

Cintula është themelues i Klubit Letrar Duha dhe anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve Sllovakë.

Kujtojmë se Fico u qëllua pas mbledhjes së qeverisë në Handlova, rreth 150 kilometra në verilindje të Bratislavës.

Lexo më shumë  Norvegjia planifikon të ndalojë rrjetet sociale për fëmijët nën 16 vjeç

Atentati ka ndodhur kur i pari i qeverisë sllovak ka shkuar të takojë mbështetësit që ishin mbledhur para Shtëpisë së Kulturës.

Sipas informacioneve, kryeministri është qëlluar me disa të shtëna në gjoks dhe në bark. Ai u dërgua me helikopter në spital dhe sipas mediave sllovake gjendja është shumë e rëndë. Qeveria sllovake ka njoftuar se jeta e Ficos është në rrezik.

Lexo më shumë  Gjermania prezanton strategjinë kombëtare ushtarake për t’iu kundërvënë kërcënimit rus

YouTube player