Lajme

Tkurrja e popullsisë, të huajt nuk mjaftojnë për të kompensuar largimet

Popullsia e Shqipërisë është prej dekadash tashmë në rënie të vazhdueshme vit pas viti për shkak të tendencës së fortë për të emigruar jashtë.

As rikthimet e të larguarve e as afrimi i azilkërkuesve apo i të huajve që kërkojnë të punojnë në Shqipëri nuk kanë mundur të kompensojnë këtë rënie të fortë.

Të dhënat zyrtare të INSTAT flasin për mesatarisht 40 mijë emigrantë të rinj çdo vit, veçanërisht të rinj. Një fenomen që nuk u ndal as përgjatë vitit të pandemisë, kur u larguan 23,854 shqiptarë. Numri i të rikthyerve ndërkohë është vetëm sa gjysma e atyre që largohen.

Lexo më shumë  Sveçla viziton policin e plagosur në Klinë: Hetimet po zhvillohen me intensitet të lartë

Gjatë daljeve të ndryshme në publik të kryeministrit, ai shpesh ka deklaruar se shumë kompani kanë zgjedhur të punësojnë të huaj për të kompensuar humbjet në fuqinë punëtore. Megjithatë të dhënat e fundit të disponueshme, tregojnë se në vendin tonë jetojnë vetëm 13,500 të huaj me leje qëndrimi dhe 11,890 të huaj të parregullt. Numër i pamjaftueshëm për të kompensuar qoftë edhe një vit emigracion.

Italia, Kosova dhe Turqia janë vendet kryesore të origjinës të imigrantëve të rregullt, nga të cilët vetëm 55% janë të interesuar për punësim. Pjesa tjetër vijnë kryesisht për të qëndruar pranë familjes, apo për studime dhe arsye të tjera.

Lexo më shumë  Lansohet platforma dhe këndi “Made in Kosova”, Kurti: Do të tërhiqen investime të huaja

Ndërsa imigrantët ilegalë vijnë kryesisht transit nga Iraku, Siria dhe Maroku për të mbërritur në vendet e Bashkimit Europian. Ndërsa shtetasit nga vende si Pakistani, që mund të synojnë një vend pune në Shqipëri janë ende shumë të paktë në numër, me rreth 500 persona, për shkak se jo vetëm Europa, por edhe rajoni ofron paga dhe kushte më të kënaqshme.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *