Sport

Shkruhet historia në Lojërat Olimpike: Notarja australiane fiton shtatë medalje në “Tokio 2020”

Emma McKeon ka hyrë në historinë e Lojërave Olimpike që po mbahen në Tokio të Japonisë.

Notarja australiane ka arritur të fitojë plot 7 medalje në Tokio 2020, duke u bërë sportistja e dytë në histori që arrin një sukses të tillë.

Ajo garoi në 7 disiplina të ndryshme në garat e notit, duke fituar 4 medalje ari dhe 3 bronzi në një Olimpiadë të vetme.

Një gjë të tillë e ka bërë më parë vetëm gjimnastja sovjetike Maria Gorokovskaja, e cila arriti këtë sukses në vitin 1952.

Notarja 27-vjeçare tregoi një formë të shkëlqyer në finalen 50 metra për femra duke thyer Rekordin Olimpik me një kohë prej 24 sekondash.

Në Rio 2016, notarja australiane fitoi vetëm një medalje ari, ndërsa në Tokio arriti të hynte në histori.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *