KryesoreOpinion/Aktualitet

The Economist: Pandemia përkeqësoi demokracinë gjatë 2021

Demokracia globale ka shënuar rënien më të madhe gjatë 2021, sipas The Economist. Sipas studimit, i cili ka përfshirë 167 vende, më shumë se një e treta e popullsisë së botës jetojnë nën sundimin autoritar ndërsa vetëm 6.4% gëzojnë  statusin e demokracisë së plotë.

Ndërsa Afganistani tani është vendi më pak demokratik në botë. Sipas këtij studimi të Economist Intelligence Unit (EIU), “indeksi i demokracisë” në vitin 2021 ra nga 5.37 në 2020 në 5.28, rënia më e madhe që nga viti 2010.

“Rezultatet pasqyrojnë ndikimin negativ të pandemisë në demokraci dhe lirisë në botë për të dytin vit radhazi, zgjerimin e ndjeshëm të pushtetit shtetëror dhe kufizimin e lirive individuale”, sipas autorëve të studimit.

Në Europë, Spanja kaloi nga një “demokraci e plotë” në një “demokraci me probleme” gjatë vitit 2021, një kategori që rendit edhe Francën,  SHBA-në, në të njejtën kategori. Suedia, Luksemburgu dhe Mbretëria e Bashkuar , janë në kategorinë e parë, siç janë Koreja e Jugut, Japonia, Mauritius dhe Kosta Rika. Norvegjia është në vendin e parë, raporton abcnews.al

Lexo më shumë  Kosova dhe Ukraina në shënjestër të dezinformatave serbo-ruse gjatë javës që lamë pas

Megjithatë, popullsia e këtyre vendeve përfshin vetëm 6.4% të botës. Në kategorinë e “regjimit hibrid” janë Bangladeshi, Senegali, Ukraina, Hong Kongu, por edhe Tunizia, e cila regjistroi një nga rëniet më të mëdha. Algjeria, Egjipti, Rusia, Ruanda, Vietnami dhe Kina klasifikohen si “regjime autoritare”.

Ato përbëjnë më shumë se një të tretën e popullsisë së botës (37.1%). Në fund të listës është Afganistani, ku talebanët morën pushtetin në gusht të vitit 2021. Sipas studimit, tani është vendi më pak demokratik në botë.

Zelanda e Re ishte vendi i dytë më demokratik në botë gjatë 2021. Ky ishte një përmirësim nga vendi i katërt një vit më parë, me Zelandën e Re që konsiderohet se është bërë më demokratike gjatë vitit 2021. Ndër vendet e tjera me popullsinë më të madhe, India është cilësuar një demokraci me të meta dhe ndodhet në vendin 46-të,  e ndjekur nga Brazili në vendin e 47-të dhe Indonezia në vendin e 52-të.

Lexo më shumë  Në letrën drejtuar kreut të OKB-së, të rinjtë nga Serbia ekspozuan gënjeshtrat e regjimit të Vuçiqit dhe mbështetën rezolutën për Srebrenicën

Pakistani është i 104-ti dhe konsiderohet një regjim hibrid.

Renditja bazohet në pesë kategori: procesi zgjedhor dhe pluralizmi, funksionimi i qeverisë, pjesëmarrja politike, kultura politike dhe liritë civile.

Rezultatet pasqyrojnë ndikimin e vazhdueshëm negativ në demokraci dhe liritë civile  për të dytin vit radhazi të pandemisë.

“Pandemia ka rezultuar në minimin e lirive civile midis demokracive të zhvilluara dhe regjimeve autoritare  përmes vendosjes së bllokimeve dhe kufizimeve në udhëtime dhe  miratimit  të “ certifikatës së vaksinimit”.

Në shumë vende, pandemia ka theksuar edhe më shumë ndarjet midis shoqërisë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *