Lajme

Hapet tenderi për linjën hekurudhore Fushë Kosovë-Klinë-Pejë dhe Klinë-Prizren

Infrastruktura e Hekurudhave të Kosovës -Infrakos Sh.A, ka hap tender për deizajnimin e linjave hekurudhore Fushë Kosovë-Klinë-Peje dhe Klinë-Prizren.

Sipas dosjes së tenderit tëpublikuar sot në platformën online E-Prokurimi Infrakos i ka i ka paraparë 2 milionë euro  për shërbime inxhiniere për ndërtimin e punëve civile inxhiniere.

Karakteristikat kryesore teknike të linjës hekurudhore janë paraqitur në tabelën e mëposhtme:

Në dosje thuhet se linja hekurudhore Fushë Kosovë – Pejë dhe Klinë-Prizren ka pësuar dëme të konsiderueshme gjatë periudhës 1990-1999. Niveli i mirëmbajtjes së rregullt gjatë të njëjtës periudhë u reduktua në minimum, duke rezultuar në gjendjen aktuale nën-standard të linjës. Seksioni Fushë Kosovë – Klinë mund të operohet me shpejtësi maksimale 60 km/h, ndërsa pjesa Klinë-Pejë me shpejtësi maksimale 70 km/h. Seksioni Klinë-Xërxë mund të operohet në një shpejtësi maksimale prej 40 km/h, ndërsa seksioni Xërxë-Prizen është jashtë operimit për shkak të gjendjes së keqe të linjës. Seksioni Xërxë – Prizren (me një gjatësi prej 27 km) është jashtë funksionit.

Lexo më shumë  Maqedonci në Berlin: Kosova po ndërton mbrojtje moderne

Linjat hekurudhore Fushë Kosovë-Klinë-Pejë dhe Klinë-Prizren kanë qenë një bartës i zhvillimit ekonomik, duke i shërbyer në këtë mënyrë transportit të brendshëm dhe ndërkombëtar të udhëtarëve dhe mallrave. Në këtë linjë hekurudhore ka qarkulluar një numër i madh i trenave të udhëtarëve dhe mallrave, duke lidhur kështu Pejën e Prizrenin dhe pjesët tjera të Kosovës jugperëndimore me nyjën qendrore hekurudhore të Fushë Kosovës.

Lexo më shumë  IFIMES paralajmëron për erozion të demokracisë në Shqipëri dhe rrezik për integrimin në BE

Një nga objektivat e vendosur në Strategjinë Kombëtare të Transportit Multimodal (2015-2025) është krijimi i lidhjeve me rrjetin evropian të transportit dhe ofrimi i një rrjeti hekurudhor me prioritet që lidh portet e transportit me zonat e rritjes potenciale ekonomike. Linja Hekurudhore 10 dhe Linja Lindje-Perëndim (përfshirë linjën e planifikuar hekurudhore (Kosovë-Shqipëri) janë pjesë e këtij rrjeti hekurudhor me prioritet.

Rruga Press

YouTube player