Lajme

Tenderi i uniformave të policisë, SPAK jep pretencën për 10 të akuzuarit

SPAK jep pretencën për 10 personat e akuzuar për tenderin 28 milionë euro të uniformave të Policisë së Shtetit. Prokuroria ka kërkuar nga 1 vit e 6 muaj burg për secilin prej të pandehurve. Për shkak të gjykimit të shkurtuar ulet në 12 muaj.

Të pandehur në këtë proces janë Edlira Naqellari, Flutura Cerkezi, Ani Omuri, Klevis Hasani, Kreshnik Bejkaj, Fatmir Demneri, Mariglen Buzali, Gezim Mingaj, Anisa Bogdani, Aurora Mulla. Për Aurora Mullën dënimi me burg pezullohet dhe konvertohet në 12 muaj shërbim prove.

Lexo më shumë  Osmani nga Samiti për Ukrainën: Do ta ndajmë tregimin e Kosovës – nga zero në model të demokracisë

Njëkohësisht, për të pandehurit, SPAK kërkon dënim plotësues me përjashtim nga funksionet publike për 3 vite.

Zyrtarët akuzohen për “shkelje të barazisë në tendera” dhe “shpërdorim detyre”. SPAK akuzon të dyshuarit se përmes ndryshimit të kushteve e kritereve të tenderit dhe favorizimit të një prej kompanive garuese. Sipas dosjes së prokurorisë procedura e tenderit “Blerje e shpërndarjeve e uniformave dhe këpucëve të Policisë së Shtetit”, duhet të zhvillohej në tri pjesë, por është bashkuar në një të vetme nga zyrtarët e dyshuar.

Lexo më shumë  Luajti të gjitha ndeshjet në Euro 2016, Lenjani flet për Shqipërinë: E nisim me fitore, kuqezinjtë befasojnë në Gjermani

Prokurorët e SPAK kanë zbardhur gjithë korrespondencën e mbajtur nga Policia e Shtetit dhe Agjencia e Blerjeve të Përqendruara, ku ka rezultuar që gjatë procedurës janë bërë ndryshime të specifikimeve teknike, çka është reflektuar në ndryshim të cilësisë dhe sasisë dhe kostos së prodhimit dhe shpërndarjes, por jo të fondit limit të parashikuar.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *