Lajme

Tenderat për shokët, kompanitë futen në prokurim pa dhënë fare ofertë, fitues i paracaktuar

Kritere të qepura si kostum dhe mungesë gare në tendera.

Këto ishin dy pika kryesore që kryeministri Edi Rama denoncoi për abuzimet me prokurimet.

Por dhe një tjetër skemë po bëhet gjithnjë e më e përditshme.

Mjaft kompani bëhen pjesë e konkurrimit edhe pa paraqitur fare ofertë, raporton Ora News. 

Përmes këtij procesi krijohet dhe ideja e pjesëmarrjes së shumë kompanive për të dhënë idenë e garës

Burimet kanë bërë të ditur se kompania e paracaktuar si fituese, merr dokumente të subjekteve të tjera dhe i dorëzon më tej shkresat.

Lexo më shumë  Knaus zbulon pse po eskalon Serbia: Dhunë për kërcënim

Në tre prokurimet e fundit një subjekt rezulton të ketë marrë pjesë në tetë tendera dhe në të gjitha nuk ka ofertë, raporton Ora News. 

Një tjetër operator konstatohet në dy prokurime, por nuk mungojnë rastet kur në një tender janë disa subjekte që nuk japin çmim.

Sipas një vështrimi të thjeshtë janë tetë kompani të tjera që futen fiktivisht në garë duke u skualifikuar dhe duke bërë kështu daljen në skenë të kompanisë së paracaktuar si fituese.

Lexo më shumë  Ky është gjakovari që u arrestua dje nga policia serbe, prokuroria e Serbisë ia sajon brenda dite një akuzë për kinse krime lufte si pjestar i UÇK-së

Tashmë Ora News ka kërkuar sqarim prej vetë subjekteve, por dhe KPP për të verifikuar se cilat janë arsyet dhe a do të penalizohet pjesëmarrja fiktive në proces./OraNews/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *