Lajme

Telefoni punon edhe pa internet, studentja shqiptare Xhuliana Kurti fiton çmimin e dytë në “IAA mobilitython”

Shpërndarja e materialeve me celular edhe kur nuk ka internet apo nuk është bërë abonimi, është shpikja më e re në teknologji që mban firmën e një studente të universitetit të Durrësit. Xhuliana Kurti, ka marrë çmimin e dytë në konkursin ndërkombëtar në Gjermani dhe tashmë për idenë e saj do të mblidhen fonde për ta vënë në zbatim.

Kjo është Xhulia Kurti, studentja shqiptare që fitoi çmimin e dytë në Gjermani pasi paraqiti ide inovativi për dërgimin e materialeve përmes ‘Smartfonëve’ edhe pa internet dhe pa paguar faturën. 23 vjeçarja u përzgjodh nga juria mes 26 finalistë.

Xhulia vijon studimet në vitin e tretë në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës ndërsa është e para shqiptare që fiton një çmim të tillë në konkursin prestigjioz “IAA mobilitython”.

Lexo më shumë  Kurti në Studime: Të bashkuar në kujtimin e të dashurve tanë dhe përkushtimin për drejtësi

Projekti i të resë shqiptare fokusohet tek teknologjia pa Wifi.

“ Në këtë  konkurs unë u paraqita me projektin që mbështet teknologjinë pa ËIFI, duke marrë pjesë në teknologjinë që ne do merremi me navigimin me dërgimin e mesazheve, dhe dërgimin e fotove, dhe duke i shpërndarë ato me teknologji pa internet.”

Së shpejti ky projekt pritet që të prezantohet përballë sponsorëve të mëdhenj gjermanë dhe europianë.

Lexo më shumë  Euro prek një minimum të ri historik në tregun valutor në Shqipëri, zbret në 100.31 lekë

“Unë personalisht kam një takim me sponsor në Gjermani dhe më pas do mundohem që të mbledh fonde.”– shprehet ajo. 

“IAA mobilitython” këtë vit u zhvillua në Mynih, nën kujdesin e Ministrisë Gjermane të Teknolgjisë dhe Infrastrukturës./ora/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *