Sport

23 gara në Formula 1 në vetëm 36 javë

Kalendari i garave në Formula 1 për vitin 2022 është bërë i ditur të premten në mbrëmje.

Në total do të organizohen 23 gara që do të zhvillohen brenda vetëm 23 javëve vitin e ardhshëm.

Grand-Prixi i Kinës në Shanghai nuk do të i përfshirë për sezonin e tretë rresht.

Kina do të zëvendësohet nga Grand-Prixi i Emilia Romagna në Imola më 24 prill.

Ndërkohë, Australia, Kanadaja, Singapori dhe Japonia, të cilat nuk mbajtën ndonjë garë prej shpërthimit të pandemisë, do të kthehen në kalendar për vitin e ardhshëm.

Bahrejni e hap sezonin e ri më 20 mars, ndërsa Abu Dhabi e përmbyll kampionatin në Formula 1 pas tetë muajsh./koha/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *