KryesoreOpinion/Aktualitet

Teknologjia e jep mundësinë e ekspozimit të inteligjencës, por jo e rritjes së inteligjencës

Nga Elvis Hoxha

Dhjetëra debate mediatikë rreth të njëjtave tema, me të njëjtët folës që nuk lodhen së përsërituri dhe përtypuri të njëjtin informacion. Po e njëjta gjë me BBV që përsërit të njëjtën gradë të ulët inteligjënce para publikut për muaj të tërë.

Kjo është ngrohtësia e banalitetit.

Teknologjia e jep mundësinë e ekspozimit të inteligjencës, por jo e rritjes së inteligjencës. Rritja e njohjes dhe inteligjencës varet nga motivimi personal dhe kolektiv. Më vijnë ftesa ngado për debate në studio. Por unë as nuk dua ta shpie jetën time nëpër studio televizive, dhe as mund të ndëshkojë dikë që më dëgjon me argumentimin tim të njëjtë. I tërë problemi i medieve është si t’i mbajë njerëzit të lidhur pas banalitetit, por aspak si të krijojë shije të stërholluara për ta tërhequr inteligjencën deh shijen e publikut. Me këtë mbiprodhim vjen edhe harresa e argumenteve. Publiku nuk mban më mend ç’u tha në një debat, pasi ai i radhës ia fshin nga kujtesa gjithçka. Një trup që ha gjithçka të dëmshme, sepse e vjell gjithçka, do të hajë pareshtur me shpresën se diçka do t’i mbetet në trup e do t’i përpunohet. Por me rritjen e ndotjes, asgjë e mirë për trupin nuk do të mbetet në mjedis. I pangopur trupi do të hajë gjithnjë e më shumë, por si trup nuk do të përvetësojë asgjë. Një trup patjetër i tillë është i destinuar për shkatërrim.

Lexo më shumë  Rrustemi: Opozita kur ishte në qeveri ishin ‘hajna klasik’

Përsa që mediat në përgjithësi e kanë hallin te fitimi dhe te presioni, debatet, telenovelat dhe Big-brother do të sundojnë kohën publike në mediet televizive dhe sociale. Përsa që publikut i shërbehet me intensitet një programim i tillë, atëherë publiku do ta ketë gjithnjë e më të vështirë të gjejë informacionin cilësor në tollovinë e madhe të zhurmës. Njeriu do të shohë, dëgjojë, hajë informacion gjithnjë e më jo-cilësor. Ky është realiteti i idiokracisë. Kjo është ndjenja e rehatit ku të shtie banaliteti dhe harresa.

Lexo më shumë  Shqipëria e dyta në botë për azilantët nën 18 vjeç në raport me popullsinë në dekadën e fundit

Niveli i ulët i politikëbërjes për tri dekada në Shqipëri dhe për dy dekada në Kosovë i ka patericat e veta te ky nivel produksioni televiziv. Sa më keq shohim, aq më keq do të shohim. Ky është premtimi për të ardhmen. Sa më keq dëgjojmë, aq më keq do të dëgjojmë. Kjo është siguria për të ardhmen. Sa më varfër mendojmë, aq më varfër do të mendojmë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *