Lajme

Qyteti pa futboll e pa stadium/ Prej 3 vitesh në Prrenjas nuk zhvillohet asnjë aktivitet futbollistik

Prej më shumë se 3 vitesh në Prrenjas nuk zhvillohet më asnjë organizimin apo disiplinë sportive. Klubi i Futbollit Domosdova ka pushuar së ekzistuari, ndërkohë që stadiumi i qytetit është prishur nga Bashkia.

Dikur Prrenjasi kishte një skuadër futbolli që merrte pjesë në aktivitetet futbollistike në vend.

Klubi i Domosdovës përfaqësonte dikur qytetin e Prrenjasit dhe zonat përreth. Prej më shumë se 3 vitesh, futbolli ka pushuar së ekzistuar dhe atë stadium modest që qyteti kishte, tashmë nuk ekziston më.

Lexo më shumë  Numërohen 80 kuti të votave me postë, LVV kryeson me mbi 69 për qind

Bashkia e Prrenjasit e prishi impjantin sportiv dhe në vend të tij ndërtoi një lulishte. Mes premtimeve boshe se stadiumi do të rindërtohej në një vend tjetër, ai nuk u ndërtuar kurrë.

Sportdashësit të cilët çdo fundjavë ndiqnin ndeshjet e ekipit të tyre të qytetit, shprehen të zhgënjyer nga kjo situatë. Banorët thonë se në Prrenjas nuk zhvillohet asnjë disiplinë sportive prej gati 3 vitesh.

Lexo më shumë  Dy plane të fshehta resortesh në Darëzezë dhe deltën e Vjosës

Lidhur me këtë situatë, asnjë zyrtar apo titullar në bashkinë e Prrenjasit, nuk di të thotë se çfarë do të ndodhë me klubin e futbollit Domosdova, apo me ndërtimin e stadiumit të ri të qytetit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *