Bota

Të fshehtat e konfliktit, si Kina dhe SHBA-ja po përdorin Tajvanin për të “spiunuar” njëra-tjetrën

Demonstrimi i forcës ushtarake nga Kina ka vijuar edhe sot, pavarësisht se Pekini njoftoi se manovrat do të ndërpriten në mëngjesin e së hënës, më 8 gusht.

Pasditen e 8 gushtit, në orën 17:00 me orën lokale, Ministria e Mbrojtjes e Taipeit njoftoi se 13 njësi detare kineze dhe 39 avionë kryen aktivitete rreth ishullit.

Gjithashtu u raportuan disa njësi detare të marinës kineze që veprojnë kryesisht në ujërat lindore, të ndjekura nga afër nga marina e Taipeit dhe e ajo amerikane, përmes aeroplanmbajtëses “Ronald Reagan”.

Ajo që po ndodh tani është konfiguruar si një provë para pushtimit të Tajvanit: sulmet ajrore, lëshimet e raketave balistike dhe vendosja e instrumentit detar, përfaqësojnë simulimin e fazës përgatitore për një operacion amfib. Siç kemi pasur tashmë rastin t’ju shpjegojmë, në fakt, bllokada ajrore-detare e ishullit dhe një sulm masiv raketor, i kombinuar me një sulm të rëndë kibernetik, do të ishin përgatitore për pushtimin.

Shtetet e Bashkuara kanë mobilizuar gjithashtu asetet e tyre. Ne e dimë se aeroplanët RC-135S “Cobra Ball” mbledhin të dhëna mbi lëshimet e raketave kineze. Ndërsa kinezët përdorin E-3 “Sentry” të stacionuar në bazën ajrore Kadena, në ishullin japonez të Okinawa, për të studiuar armikun.

Lexo më shumë  Rusia fillon tërheqjen e trupave nga Nagorno-Karabaku

Prandaj, dislokimet e forcave përkatëse monitorohen me kujdes nga të dyja palët. Avionë të tillë si kinezët Y-8 përdoren për të zbuluar nëndetëset aleate, sigurisht të pranishme në zonën e manovrimit. Vetë aktiviteti i monitorimit, është shumë i rëndësishëm për të mbledhur informacion mbi palën kundërshtare. Mblidhen fotografi të detajuara dhe ju dorëzohen analistëve, për të zbuluar pajisje dhe veçori të tjera të dobishme.

Ne dimë pak, në përgjithësi, për atë që ndodh në detet rreth Tajvanit, por mbi të gjitha në thellësitë e detit, ku njësitë nënujore sigurisht janë të përfshira në një lojë ndjekjeje të njëri-tjetrit, që shërben jo vetëm për të kaluar në një pozicion të favorshëm për një sulm befasues, por edhe për të mbledhur të dhëna të vlefshme për njësitë detare të armikut.

Në mënyrë të ngjashme, sulmet e shpeshta në Adiz, shërbejnë për të testuar reagimin e mbrojtjes ajrore kundërshtare. Por numri i lartë i fluturimeve ka edhe një funksion të dyfishtë, pikërisht atë të vënies nën presion të kundërshtarit, duke shkaktuar konsumimin e njerëzve dhe mjeteve. Për më tepër, siç e kemi thënë gjatë provokimeve të tjera të ngjashme, taktika kineze është të mësojë mbrojtjen tajvaneze, në mënyrë që t’i kapë në befasi në rast të një sulmi të vërtetë.

Lexo më shumë  Britania zotohet të ndajë edhe 620 milionë dollarë ndihmë për Ukrainën

Kapërcimi i vijës mesatare është parafytyruar pikërisht në këtë kuptim: është një ngritje e vogël e shiritit të tensionit që nuk shkakton një përshkallëzim të armatosur drejt konfliktit, por i shërben për të kuptuar gjendjen e armikut.

Për këtë arsye është e rëndësishme që Shtetet e Bashkuara të studiojnë me kujdes manovrat kineze, pasi siç u përmend ato përfaqësojnë një status quo të re në çështjen tajvaneze, ndërkohë që pala kineze po studion më shumë reagimin politik duke pasur parasysh edhe faktin se si do përgjigjet ushtria amerikane. Inside Over

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *