Bota

Ukrainasit arrestojnë 400 të dyshuar si bashkëpunëtorë të rusëve

Qindra persona janë arrestuar në rajonin Mykolaiv në jug të Ukrainë nga 5 deri më 8 gusht – nën akuzën se po bashkëpunojnë me forcat ruse.

Lajmi është konfirmuar nga gjeneral-major Dmytro Marchenko nga Forcat e Armatosura të Ukrainës, transmeton Telegrafi.

Ai theksoi se posedojnë prova se secili prej të arrestuarve, i kishte dhënë informacione të rëndësishme trupave ruse.

Lexo më shumë  Ukraina ka rrëzuar një bombardues strategjik të Rusisë

Arrestimet janë bërë gjatë një operacioni mirë të hartuar, dhe në koordinim me zyrën e kryeprokurorit janë kryer bastisje.

Në anën tjetër Moska po vazhdon të tentojë që të infiltrojë agjentë në strukturat e organeve të sigurisë në Ukrainë, mirëpo deri më tani shumë prej tyre janë zbuluar dhe arrestuar.

Ndryshe Shërbimi i Sigurisë Shtetërore i Ukrainës e njohur si SBU, ka parandaluar së fundmi një seri vrasjesh me pagesë të përfaqësuese të liderit më të lartë ushtarake dhe politike dhe të figurave publike të Ukrainës.

Lexo më shumë  Luftanija gjermane përfundon misionin kundër rebelëve Houthi në Detin e Kuq

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *