Lajme

Te akuzuarit për inceneratorin e Fierit dalin para Gjykatës

GJKKO ka nisur seancën për vlerësimin e masës së sigurisë ndaj 9 personave që akuzohen për abuzime në lidhje me inceneratorin e Fierit.

Para gjyaktës do të dalë Lefter Koka ndaj të cilit rëndon një masë sigurie për inceneratorin e Elbasanit.

Personat e tjerë që do të dalin përpara gjykatës janë Pëllumb Abeshi, Azem Shateri, Florjan Muçaj, Erjon Murataj, Sabina Cenameri, Etleva Kondi; për dy të fundit SPAK ka kërkuar arrest shtëpie.

Lexo më shumë  Kurti: BE-ja t’i heqë masat, Kosova e gatshme t’i hapë negociatat drejtë anëtarësimit

Këta persona akuzohen për shpërdorim detyre në bashkëpunim.

Gjykata do të rivlerësojë masën për Klodian Zoton, administrator i kompanisë koncesionare të Fierit, i cili është në arrati.

Për masë përpara Gjykatës do dalë dhe Arenc Myrtezani, që kreu punimet për ndërtimin e inceneratorit.

Kërkesa do të shqyrtohet nga gjyqtarja Irena Gjoka.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *