KryesoreOpinion/Aktualitet

Tani kemi në Francë një president më anti-shqiptar se çdo president i mëparshëm i këtij vendi

Shkruan Enver Bytyçi

Kur në vitin 1999 Franca dhe francezët vendosën kufirin dhunshëm te Ura e Ibrit, ata ishin të vetëdijsheëm se cilido president e qeveri që do të vinte, do ta mbështeste ndarjen e Kosovës dhe do ta shpërblente Serbinë me pasuritë e veriut të saj!

Kur presidenti Sarkozi njohu pavarësinë e Kosovës ditën e shpalljes së saj, madje në formën më kuptimplotë, u dukën disa shpresa se politika franceze ka ndryshuar. Por mesa duket qëndrimi i presidentit Sarkozy i dedikohet lidhjeve të tij të ngushta me presidentin amerikan, George W. Bush!

Lexo më shumë  OBSH: Shqipëria ka numrin më të ulët të mjekëve për banorë në Evropë

Tani kemi në Francë një president më anti-shqiptar se çdo president i mëparshëm i këtij vendi. Armiqësia e tij ndaj Kosovës shpjegohet me afërsinë e Emmanuel Macron me George Soros, për pasojë edhe me Edi Ramën, Erion Velinë dhe velinat e tjera të Sorosit në Shqipëri, në Kosovë, në Bruksel e kudo gjetkë. Të gjitha sinkronet e Macron me Edi Ramën dhe Aleksandër Vuçiç kanë si burim miqësinë tradicionale të Parisit me Beogradin.

Prandaj mos u çudisni! Autoritetet e Kosovës duhet të shpallin hapur platformën e kundërshtimit të politikave pro-serbe e proteksioniste të Francës në Ballkan. Por kjo nuk mjafton. Duhen shpallur si kundërshtarë të gjithë ata, shqiptarë ose jo, politikanë ose jo, në pushtet ose jo, të cilët mbështesin dhe mbështeten te Franca e Macron! Mos keni iluzione as hezitime! Ndryshe nuk do ta çoni misionin tuaj deri në fund! Le të thotë Batoni se Kurti dhe Rama bëjnë luftë personale. Ai atë porosi ka marrë. Ju kundërvihuni politikave të këtyre autoriteteve anti-Kosovë!

Lexo më shumë  Lansohet programi Kompakti MCC-Kosovë mbi 236 milionë dollarësh për përmirësimin e energjisë elektrike

Rruga Press

YouTube player