KryesoreLajme

Ambasadori gjerman rreshtohet krah presidentes Osmani për çështjen e kryeprokurorit, kërkon proces me meritokraci në përzgjedhjen e prokurorit të ri

Shefi i Zyrës së BE-së, Thomas Szunyog, gjatë ditës ka reaguar në përkrahje të vendimit të presidentes Vjosa Osmani për mosdekretimin e Blerim Isufajt në pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit.

Një qëndrim të ngjashëm me shefin e Zyrës së BE-së e ka ndarë edhe ambasadori gjerman, Jorn Rohde, i cili ka rishpërndarë qëndrimin e shefit të Zyrës së BE-së ku kërkon respektim të parimeve dhe standardeve në përzgjedhjen e vonuar të Kryeprokurorit.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti: Zvogëlimi i barrës administrative është prioritet i Qeverisë

Osmani ka deklaruar se nuk do ta dekretojë Isufajt për Kryeprokuror pasi sipas saj janë bërë një varg shkeljesh deri tek propozimi i emrit të tij nga KPK.

Rruga Press

YouTube player