KryesoreLajme

Ish-prokurori special Elez Blakaj përkrah vendimin e presidentes Osmani për mos dekretimin e Blerim Isufajt për kryeprokuror të shtetit

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dje mori vendim për mosdekretimin Blerim Isufajt për kryeprokurorë të shtetit. Pas vendimit të presidentes Osmani pati shumë reagime në opinionin publik, vendimin e presidentes e kritikuan eksponentë të partive politike opozitare duke pretenduar se me këtë presidentja Osmani ka shkelur kushtetutën.

Sot në përkrahje të presidentes osmani doli Shefi i Zyrës së BE-së, Thomas Szunyog i cili kërkoj në proces transparent dhe meritorë në përzgjedhjen e kryeprokurorit të ri.

Lexo më shumë  Kroacia nis në Kosovë kontingjentin e 41-të të ushtarëve

E në përkrahje të presidentes Osmani doli edhe ish Prokurori i Prokurorisë Speciale Elez Blakaj duke thënë se Shkeljet e evidentuara gjatë procesit të monitorimit në përzgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit, nga institucionet dhe mekanizmat ndërkombëtarë, por edhe shoqëria civile, nuk kalojnë tek institucioni i Presidentit të Shtetit.

Blakaj shtoi se “Të gjithë ata të cilët provojnë të bëjnë interpretime lidhur me vendimin/njoftimin e Presidentes së Shtetit, shkëputur nga problemet e evidentuara gjatë procesit të përzgjedhjes së Kryeprokurorit janë të njëanshëm ose të verbër profesionalisht!”

Ish prokurori Blakaj kritikoi edhe Gjykatën Kushtetuese duke thënë se për situata të ngjashme dhe për pozitën e njëjtë, përdor standarde të dyfishta! Populli do të thoshte për dikë “nënë” e për dikë “njerkë”.

Më poshtë statusi i plotë:

Rruga Press

YouTube player