Bota

Talebanët thonë se gratë s’duhet të konsiderohen si prona, s’përmendet qasja në edukim

Qeveria e talebanëve në Afganistan ka lëshuar të premten, 3 dhjetor, një dekret për të drejtat e grave, sipas të cilit gratë nuk duhet të konsiderohen “prona” dhe duhet të japin pëlqimin për martesë.

Megjithatë, në dokument nuk është përmendur qasja e tyre në edukim dhe punë jashtë shtëpisë.

Talibanët janë nën presion nga komuniteti ndërkombëtar, i cili ka ngrirë fondet për Afganistanin, duke synuar që në këtë mënyrë të shtyjë grupin drejt respektimit të të drejtave të grave.

Lexo më shumë  Polonia arreston 12 të dyshuar për sabotazh, paralajmëron akte armiqësore nga Rusia

“Gruaja nuk është pronë, por qenie e lirë njerëzore. Askush nuk mund ta këmbejë atë për paqe apo për t’iu dhënë fund armiqësive”, është thënë në dekretin e talebanëve të lëshuar nga zëdhënësi, Zabihillah Muhajid.

Në dekret është thënë se gratë nuk duhet të martohen me detyrim dhe se gratë vejusha duhet të kenë qasje në pasurinë e ish-bashkëshortit.

Gjykatat do të duhet të kenë parasysh këtë dekret kur të marrin vendime dhe ministritë për çështje fetare dhe informim duhet të promovojnë këto të drejta, është thënë mes tjerash në dekret.

Lexo më shumë  Moska ndryshon kufijtë në Balltik? Synon ujërat e Lituanisë e Finlandës: Përshkallëzim me NATO

Gjatë regjimit të kaluar në periudhën 1996-2001, talebanët ua kanë ndaluar grave daljen nga shtëpitë pa një familjar burrë, i kanë detyruar të mbajnë mbulesë në kokë dhe ua kanë ndaluar qasjen në edukim.

Talebanët kanë thënë se kanë ndryshuar pasi disa shkolla të mesme për vajza, në disa provinca, vazhdojnë të jenë të hapura./REL

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *