Sport

Tifozët e Lyonit kërkojnë aktivizimin e Shaqirit

Tifozët e skuadrës Lyonit nuk po e kuptojnë trajnerin Peter Bosz rreth vendimit për Xherdan Shaqirit. Në fakt, ata kanë reaguar ashpër ndaj trajnerit Bosz duke kërkuar aktivizimin e Shaqirit, i cili në ndeshjet e fundit nuk ka luajtur.

Mosaktivizimi i tij në humbjen e fundit në shtëpi ndaj Reimsit (2:1), ka sjellë reagimin e tifozëve të Lyonit.

Shaqiri ishte në bankën e rezervistëve, por fare nuk u inkuadrua në këtë ndeshje. Ai nuk është aktivizuar në katër ndeshjet e fundit kampionale dhe tifozët i kanë bërë me dije trajnerit se Shaqiri e ka vendin në fushë dhe jo në bankë.

“Peter Bosz nuk ka ide. Ai po e lë Shaqirin në bankë. Nuk po kuptoj si mund të lihet Shaqiri në bankë kur ka fituar trofe më shumë se çdo lojtar tjetër i Lyonit. Presim shpjegim prej trajnerit”, ka shkruar njëri prej tifozëve të Lyonit

Ndërkohë, një tjetër, ka thënë: “Shaqiri nuk po luan prej fillimit, në rregull. Por, përse nuk po inkuadrohet të paktën në fund të ndeshjes”.

Paraqitjen e fundit, Shaqiri te Lyoni e ka pasur më 4 nëntor në Ligën e Evropës, ndeshje të cilën Lyoni e fitoi 4:0 ndaj Sparta Pragës. 30-vjeçari iu bashkua Lyonit nga Liverpooli dhe këtë sezon ka një gol e një asistim në 14 paraqitje në të gjitha garat.

Ai me ekipin francez ka kontratë deri në vitin 2024.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *