KryesoreLajme

Takim me bursistët e YSC, zëvendëskryeministri Bislimi: Synim rritja profesionale në administratë

Sot u mbajt ceremonia e dhënies së akt-emërimeve për bursistët e raundit të XIII-të nga Skema e Profesionistëve të Rinj (YSC). Ky projekt është financuar me fondet IPA të Bashkimit Evropian dhe i bashkëfinancuar nga Qeveria e Kosovës, teksa përzgjedhja e bursistëve është kryer përmes një procesi transparent dhe konkurrent, me synimin e tërheqjes së profesionistëve të rinj në administratën publike.

Bursistët u mirëpritën nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, e ku prezent ishte dhe zëvendësambasadorja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Eva Palatova.

Lexo më shumë  Maqedonci: Ushtria jonë i tejkalon shumë prej ushtrive të Ballkanit

Përmes një komunikate për medie bëhet e ditur se zëvendëskryeministri Bislimi nojftoi se qeveria vijon ta përkrahë këtë program, i cili sjell kuadro në administratën publike dhe ofron mundësi për të rinjtë dhe të rejat, për rritjen e tyre profesionale dhe të eksperiencës.

“Bursistët kanë kryer studimet themelore në fusha e sektorë të ndryshëm prioritar për qeverinë, duke përfshirë drejtësinë, ekonominë, diplomacinë, administratën publike, mjedisin, energjinë dhe ndryshimet klimatike. Pas kryerjes së suksesshme të studimeve, ata tashmë kontribuojnë në institucionet e Republikës së Kosovës, ku do të punojnë për së paku 3 vite si nëpunës civilë në kuadër të administratës publike”, thuhet në komunikatë.

Lexo më shumë  Maqedonci pret në takim lamtumirës komandantin e KFOR-it

Tutje bëhet e ditur se kontributi i tyre shtrihet në Zyrën e Kryeministrit, Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve, në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë e Ekonomisë, Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe Ministrinë e Shëndetësisë.

YouTube player