Lajme

Sveçla nxjerr bllof Petkoviqin, tregon të gjitha veprat penale të Llunes

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se Kosova është duek arrestuar kriminelët serb, ndërsa sipas tij, Serbia është duke rrëmbyer policët kosovarë.

Sveçla ka theksuar Serbia ka rrëmbyer 3 policë të Kosovës si hakmarrje për arrestimin e shefit të ashtuquajturës “Mbrojtja Civile”, Milun Milenkoviq, i njohur si “Llune”.

“Serbia ka rrëmbyer 3 policë të Kosovës si hakmarrje për arrestimin e kriminelit Llune. Ne arrestojmë kriminelët, ata rrëmbejnë policët. Llune është një autor sistematik i dhunës që do të përballet me drejtësinë. Të dhënat e tij tregojnë krime të kryera me urdhër nga Beogradi”, ka shkruar ai në rrjetin social Twitter.

Lexo më shumë  Konjufca: Shteti i Serbisë përgjegjës për zhdukjen e Ukshin Hotit

Po ashtu, ministri Sveçla nëpërmjet postimit në Twitter i është kundërpërgjigjur drejtorit të ashtuquajturës Zyre për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Pekoviq, i cili kishte deklaruar se Llune “nuk ka kryer asnjë krim”, ndërsa, Sveçla i ka renditur veprat kriminale të kryera nga ai.

Gjatë ditës së mërkurë, tre policë kufitarë të Kosovës janë rrëmbyer nga njësia speciale policore e Serbisë brenda territorit të vendit.

Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani, ka deklaruar se pretendimet se ata ishin arrestuar brenda territorit të Serbisë, nuk janë të vërteta.

Policët ishin patrullues kufitarë dhe kryenin detyrën e tyre në një pikë statike në territorin e Kosovës për të parandaluar kalimin e grupeve kriminale dhe kontrabandën, duke përfshirë dyshime për armatim në atë zonë.

Autoritetet në Serbi ende nuk kanë ofruar informacione lidhur me tre zyrtarët e Policisë së Kosovës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *