Lajme

Sveçla: Ka indikacione se në veri ka elemente të Rusisë

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka thënë se ka indikacione se në veprimet në veri të Kosovës, ka elemente të Rusisë.

“Ne po e përcjellim situatën, jemi jashtëzakonisht aktivë në mbledhjen e informatave, edhe të kësaj natyre, ka edhe deklarime edhe indikacionet se mund të ketë elemente të Rusisë, që janë të interesuara që të shkaktojnë trazira e eskalim të situatës atje”, është shprehur Sveçla, në një konferencë për media.

Lexo më shumë  Kurti jep detaje nga takimi me ambasadorët e QUINT-it

Ai ka thënë se institucionet e vendit do parandalojnë çfarëdo ndikimi negativ për situatën e sigurisë atje.

“Jam i bindur që institucionet e Kosovës në koordinim me partnerët ndërkombëtarë do të jenë të suksesshëm në parandalimin, neutralizimin e çfarëdo ndikimi negativ, të kujtdoqoftë në raport me sigurinë atje”, ka theksuar Sveçla.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *