KryesoreLajme

Kurti: Gjatë tërë vitit pati kërcënime për dorëheqjen e serbëve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se disa herë gjatë vitit ka pasur kërcënime nga Serbia se do të tërhiqen nga institucionet e Kosovës.

Ai tha të hënën se janë “paralajmëruar” edhe trazira nga serbët, por që sips tij, e tërë kjo lidhet me draftin franko-gjerman, që i paraprinë marrëveshjes finale.

“Më 9 shtator, patën ardhur në zyrën time e më pastaj shkuan edhe në Beograd, këshilltarë të lartë të kancelarin Scholz, bashkë me ndërmjetësin Lajçak. Ata kanë sjellë përmbledhje të ideve të modeleve që unë nuk i kam refuzuar, por kam thënë janë bazë e mirë. Ua kam dhënë edhe vërejtjet e mia, por nuk e kam kundërshtuar. Jo që u refuzua, por edhe u kundërshtua në Beograd. Në mënyrë unanime Serbia e refuzoi. Disa herë gjatë vitit jemi kërcënuar se do të ketë bojkotime dhe tërheqje. Se do të ketë vakum, trazira, paligjshmëri. Po bëjmë gjithçka që këto të mos ndodhin. Të gjithë zyrtarëve iu bëj thirrje të mos i lëshojnë ato pozita dhe të mos japin dorëheqje”, tha Kurti.

Lexo më shumë  Regjistrohet edhe Kurti: Ishte proces i thjeshtë dhe i shpejtë

Sipas kryeministrit, nuk ka prishje të raporteve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi siç u shpreh ai, asnjë veprim i Qeverisë nuk e ka befasuar as SHBA-n, as vendet perëndimore.

Ai tha është në kontakt të vazhdueshëm me shtetet mike.

Për çështjen e targave, Kurti tha se është shtyrë njëherë dhe nuk do të ketë nevojë për shtyrje të tjera.

Lexo më shumë  Certifikohen snajperistët, do t’i shtohen FSK-së

“Jemi të vendosur që ligjshmërinë dhe kushtetutshmërinë të mos e kontestojmë, por edhe brengat që i kanë për paqen, ne gjithmonë i përfillim me seriozitetin më të lartë. Sjellja jonë është kështu: vigjilentë gjithmonë, të brengosur shpeshherë, të frikësuar asnjëherë”, tha Kurti.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *