KryesoreOpinion/Aktualitet

Pse opozita e sotme e Kosovës nuk po reciprokon në këto orë vendimtare për vendin?

Nga Gent Carrabregu

Si politikan opozitar, në vitin 2011 Kurti i dha përkrahje të plotë aksionit policor në veri të Kosovës, i urdhëruar asokohe nga kryeministri Thaçi. Madje, ai ofroi edhe strukturat e Lëvizjes Vetëvendosje për bashkëpunim me kusht që synimi të ishte shtrirja e ligjshmërisë dhe sovranitetit në atë pjesë të vendit.

Kur në vitin 2018 kryeministri Haradinaj vendosi taksën 100% mbi produktet serbe, opozitari Kurti sërish i doli në mbështetje, paçka se kjo masë nuk ishte në frymën e reciprocitetit por në atë të kushtëzimit.

Lexo më shumë  Kryeminsitri Kurti bashkëbisedoi me pjesëtarë të mërgatës në Hanover të Gjermanisë

Kur erdhi kryeministër për herë të parë, megjithëse e mendonte të pamençur vazhdimin e taksës Haradinaj, Kurti nuk bëri një shfuqizim të përnjëhershëm të saj. Përkundrazi, ai vendosi ta anulonte atë në mënyrë të përshkallëzuar dhe gjithmonë me synimin për ta zëvendësuar hap-pas-hapi me parimin themelor të marrëdhënieve ndërkombëtare—reciprocitetin.

Pra, ndonëse nuk ishte një politikë e tij, dhe anipse presioni ndërkombëtar ishte i jashtëzakonshëm që taksa të hiqej menjëherë dhe pa kushte, ai e mbrojti taktikisht atë. Në të gjitha këto raste, Kurti nuk u pozicionua as për hir të Thaçit, as të Haradinajt, dhe as për inat të bashkësisë ndërkombëtare. Pozicionet e tij ishin gjithnjë të informuara vetëm nga interesi shtetëror i Republikës së Kosovës. Pse opozita e sotme e Kosovës nuk po reciprokon në këto orë vendimtare për vendin? Jo për hir të Kurtit, kuptohet, por për hir të Kosovës.

Lexo më shumë  Takimi me O’Brien, Kurti: Gjithmonë mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës për mbështetjen ndaj Kosovës

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *