Lajme

Konjufca procedon kërkesën për zëvendësimin e deputetëve të Listës Serbe

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka proceduar kërkesën për zëvendësimin e dhjetë deputetëve të dorëhequr të Listës Serbe.

Këtë e ka konfirmuar për mediat shefi i kabinetit të kryeparlamentarit, Ilir Kërçeli.

Kjo vjen pasi deputetët e këtij subjekti sot dorëzuan në Kuvend mandatet e tyre.

Kështu ka bërë të ditur edhe Kuvendi i Kosovës përmes një komunikate për media.

“Njoftojmë se 10 deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës nga subjekti politik parlamentar Lista serbe, kanë dorëzuar dorëheqje të parevokueshme”- është thënë në njoftim.

Lexo më shumë  Peci kujton të rënët e luftës në Zhazhë e Boletin: veriu i Kosovës është larë me gjakun e dëshmorëve e civilëve të pafajshëm

Konjufca sot para mediave tha se karakteri i dorëheqës së deputetëve është i parevokueshëm dhe shtoi se do të procedojnë sipas ligjit të Republikës së Kosovës.

“Ligji thotë se ata duhet të zëvendësohen. Unë do t`i drejtohem presidentes së vendit e pastaj procedurat e tjera thonë se presidentja i drejtohet KQZ-së dhe pastaj KQZ-ja i përgjigjet presidentes me propozime të reja të cilat me sa e di unë prapë vijnë nga i njëjti grup parlamentar nga e njëjta listë. Nëse edhe ata refuzojnë, tjerët të cilët janë në radhë, procedura përsëritet deri sa t`i plotësojmë vendet e reja në Kuvendin e Kosovës nga pakica serbe”- tha Konjufca.

Lexo më shumë  Kryetari i Zveçanit Ilir Peci vendoset në objektin e Komunës

Deputetët që kanë dorëzuar dorëheqjen janë: Slavko Simic, Adem Hodza, Igor Simic, Miljana Nikolic, Zoran Mojsilovic, Verica Ceranic, Branislav Nikolic, Milos Perovic, Ljubinko Karadzic, Jasmina Dedic dhe Dragana Antonijevic.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *