Bota

Suedia dërgon automjete të blinduara dhe sistemin artilerik Archer në Ukrainë

Qeveria suedeze njoftoi sot se do të dërgojë një dërgesë të re ndihme ushtarake në Ukrainë, që do të përfshijë automjete të blinduara luftarake dhe ka urdhëruar forcat e saj të armatosura të përgatisin një ngarkesë me sisteme artilerie Archer.

Armët kapin vlerën e 429 milionë dollarëve dhe do të përfshijnë armën antitank NLAW.

“Ndihma ushtarake për Ukrainën është absolutisht thelbësore. Dëshirat e Ukrainës ndikuan fuqishëm në vendimin tonë”, u tha gazetarëve kryeministri Ulf Kristersson.

Lexo më shumë  Cameron: Britania do ta ndihmojë Ukrainën sa të jetë e nevojshme

Suedia do të dërgojë rreth 50 automjete të blinduara të tipit 90, ndërsa nga qeveria nuk ka thënë se sa sisteme Archer do të dërgojë.

Përpara prezantimit të ndihmës, Suedia njoftoi rreth pesë miliardë kruna suedeze në ndihmë ushtarake për Ukrainën dhe disa dërgesa me pajisje humanitare.

Suedia kryeson Bashkimin Evropian, dhe ka aplikuar për anëtarësim në NATO së bashku me Finlandën. Ky vend i ka 48 sisteme të reja artilerike Archer, të cilat Ukraina po i kërkon prej kohësh.

Lexo më shumë  Britania premton 3 miliardë funte në vit ndihmë për Ukrainën

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *