Lajme

Bastisja e vilës së deputetit të PS-së, SPAK kërkon shoqërimin e detyrueshëm për nipin e Rrahman Rrajës

Zbardhen të tjera detaje lidhur me bastisjen e kryer këtë të enjte nga BKH dhe RENEA në vilën në Nikël të deputetit të PS, Rrahman Rraja.

Mësohet se GJKKO ka miratuar kërkesën e SPAK për kontrolle në këtë vilë, me synim gjetjen e Ramazan Rrajës.

Lexo më shumë  Ish-ministri socialist Ndre Legisi: Nxjerrja e PS-së nga llumi ku e futi Edi Rama është detyrim i socialistëve të sakrificave

Mësohet se Gjykata e Posaçme ka lëshuar një urdhër për shoqërim të detyrueshëm të Ramazan Rrajës.

Burimet thonë se kontrollet këtë të enjte vijnë në vijim te hetimit per atentatin e 1 nentorit 2019, ku mbeti i plagosur prokurori i Durresit, Arjan Ndoj, miku i tij Aleksandër Laho, i njohur ndryshe si “Rrumi i Shijakut” dhe humbi jeten shoferi i Ndojit, Andi Maloku.

Rruga Press

Lexo më shumë  Analisti politik francez: Rama të bindë protestuesit që s’është Kumbari, jo t'i fyej
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *