Lajme

Subvencionimi i naftës, kaos me aplikimet, fermerët dyndje në Lushnjë e Korçë

Mijëra fermerë në Lushnje dhe Korçë, janë dyndur në zyrat e Drejtorisë së Bujqësisë, për të aplikuar për subvencionim të karburantit. Ata janë përballur me pamundësi për të marrë karburant, pasi nuk disponojnë një nipt dhe aplikimet e reja për NIPT u zvarritet deri në 20 ditë, duke u djegur edhe afatin e aplikimit. 

Subvencionimi i karburantit për fermerët po kthehet në garë me kohën, por dhe procedurat burokratike. Këtë të mërkurë, në zyrat e Drejtorisë së Bujqësisë në Lushnje e Korçë, mijëra fermerë u dyndën për të apikuar për subvencionim të karburantit.  

Lexo më shumë  Presidentja Osmani për masakrën e Stagovës: Nuk do të ndalemi në angazhimin për vendosjen e drejtësisë

Shkak i radhëve të gjata, sipas vetë fermerëve, është bërë procedura e aplikimit për NIPT.

Për Syri Televizion, fermerët tregojnë se për të aplikuar për subvencionim të karburantit, duhet të jesh i pajisur me NIPT, por për të nxjerrë këtë të fundit, procedurat zgjasin deri në 20 ditë.

Por pavarësisht se afati për të aplikuar për subvencion po mbaron, dhe fermerët ende nuk kanë marrë NIPTIN, drejtoresha e Drejtorisë së Tatimeve në Korçë Daniela Lici, fajëson sistemin elektronik për situatën, pasi sipas saj, nuk mund të gjenerohen më shumë se 70 NIPTE në ditë, pavarësisht se kërkesat janë të mëdha.

Në këto kushte, qindra fermerë në të gjithë vendin rrezikojnë të mos aplikojnë dot për përfitim të subvencionimit të naftës, pasi afati i fundit për aplikim është data 30 mars.

Lexo më shumë  Nënkryetari i Republika Srpska: Për boshnjakët dhe kroatët, Kosova është e pavarur

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *