Bota

Suedia ofron 5 mijë armë antitank për Ukrainën

Suedia do t’i sigurojë Ukrainës një sasi prej 5000 armësh antitank , tha ministri suedez i mbrojtjes për agjencinë e lajmeve TT të vendit.

Më herët NATO tha se do të shtojë njesitë ushtarake në Evropën lindore.

Liderët e NATO-s prit të bien dakord për vendosjen e katër grupeve të reja të betejës në Evropën Lindore – në Sllovaki, Hungari, Bullgari dhe Rumani. Lajmin e bëri të ditur Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës së Atlantikut të Veriut, Jens Stoltenberg.

Lexo më shumë  Britania sanksionon grupe dhe individë izraelitë për dhunën në Bregun Perëndimor

Stoltenberg tha se kjo lëvizje përbën një rritje të madhe afatgjatë të pranisë së aleancës ushtarake në rajon, duke dyfishuar numrin ekzistues të grupeve luftarake. Ndërkohë, presidenti amerikan Joe Biden sapo është nisur nga Uashingtoni për në kryeqytetin belg, ku do të marrë pjesë në një takim me aleatët e NATO-s për të diskutuar përgjigjen ndaj pushtimit rus.

Lexo më shumë  Gjermania paralajmëron pasoja pas sulmit të dyshuar kibernetik rus

Po ashtu, Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës së Atlantikut të Veriut tha se është detyrë e aleancës që lufta të mos përshkallëzohet përtej Ukrainës.
Jemi të vendosur që të bëjmë çdo gjë që kemi në dorë për të mbështetur Ukrainën. Por NATO ka përgjegjësinë që të sigurohet që lufta të mos përshkallëzohet përtej Ukrainës.”

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *